ELIS BAKAJ

Kukësi rikthen Bakajn në Shqipëri
9 March, 2014 @21:01
Elis Bakaj është rikthyer në Shqipëri, pas një aventure rreth tre vjeçare nëpër skuadrat europiane.
Mesfushori i cili së fundi ishte pjesë e skuadrës ukrainase, Chornomorets, është transferuar te skuadra e Kukësit, në të cilën do të luaj deri në përfundim të këtij stinori dhe do të përfitoj 40 mijë euro, njofton gazeta Sport Ekspres.
Bakaj ditë më parë kishte shkëputur kontratën me skuadrën Chornomorets pas situatës së rënduar politike në Ukrainë.
Futbollisti 26 vjeçar i cili ka qenë 25 herë reprezentues i kombëtares së Shqipërisë dhe ka të shënuara dy gola, përveç Kukësit kërkohej edhe nga Skënderbeu, Tirana dhe Partizani.
Bakaj më parë ka luajtur për Partizanin dhe Dinamon e Tiranës në Shqipëri, para se të transferohej në janar të vitit 2011 në skuadrën rumune Dinamo Bukuresht, prej nga edhe më pas kaloi në Chornomorets.