MAN UTD

Në vend të Vidicit, Vermaelen
9 March, 2014 @17:50
Manchester United ka gjetur pasardhësin e Nemanja Vidicit, i cili në fund të stinorit do të kaloj në Inter. Sipas mediave angleze, djajtë e kuq po e kërkojnë qendërmbrojtësin e Arsenalit, Thomas Vermaelen.
Në një raportim të gazetës The Sun, thuhet se trajneri i Manchester United, David Moyes, në mbledhjen me drejtuesit e klubit kishte kërkuar transferimin e belgut.
Dëmshpërblimi i Vermaelenit vlerësohet diku rreth 12 milionë funta.