Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FREIBURG

Dortmund fundos Mehmedin

REUTERS

Dortmund fundos Mehmedin


9 March, 2014 @17:45

Ka qenë mesfushori me përvojë gjerman, Sebastian Kehl, njeriu që ka përcaktuar fatin e ndeshjes së sotme në Magde Solar ndërmjet Freiburg dhe Borussia Dortmund. 

Kehl, ka arritur të shënojë gol gjysmë ore pa përfunduar ndeshja dhe goli i tij ka qenë përcaktues i fituesit të ndeshjes së parë të ditës së sotme në Bundesligë. 

Në krahun tjetër, ku luan shqiptari Admir Mehmedi, nuk ka pasur mundësi që të shënohet goli për të ndërruar diçka në rezultat dhe punët për Mehmedin dhe kompaninë e tij vështirësohen edhe më shumë tani. 

Borussia Dortmund vazhdon të qëndrojë e dyta në tabelë, derisa Freiburg është gjithashtu i dyti, por nga fundi i tabelës. 

Rezultatet dhe tabela aktuale.


 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga