ENIS GAVAZAJ

Gavazaj asiston në fitore
8 March, 2014 @22:28
Futbollisti 18 vjeçar i skuadrës belge, Gent, Enis Gavazaj, po vazhdon me formën e mirë.
Mesfushori prizrenas ka kontribuar në fitoren e skuadrës së tij duke asistuar në golin e tretë të Gentit, i cili e mposhti Cercle Brugge-in me rezultat të thellë 1-4.
Gavazaj u inkuadrua në lojë në minutën 73’ duke e zëvendësuar mesfushorin ganez, Nana Asare, ndërsa vetëm pas tetë minutave lojë asistoi në golin e sulmuesit Habibou.
Ditë më parë Gavazaj kishte shënuar një gol për përfaqësuesen U21 të Shqipërisë, e cila e pat mposhtur me rezultat 3-1 Austrinë.
Video