MAESTRO

REUTERS
Ibra maestral në fitoren e radhës
8 March, 2014 @20:22
Maestro Zlatan Ibrahimovic ka vazhduar me magjinë e tij futbollistike sot.
Ai ka qenë protagonisti kryesor i fitores së Paris St Germain ndaj Bastias në Armand Cesari 0-3 sot. Suedezi me origjinë boshnjake ka shënuar golin e parë të ndeshjes, derisa ka asistuar në dy të tjera të shënuara nga argjentinasi Ezequiel Lavezzi.
Bile, njëri nga asistimet ka qenë në stilin e tij ‘të arteve marciale’ që ka bërë të aplaudojë edhe publiku vendas në Bastia.
Fitorja e sotme ka qenë numër 20 për parisienët, të cilët me një humbje të vetme në Ligue 1 vazhdojnë me hapa të sigurta rrugën drejt mbrojtjes së titullit.
Rezultatet dhe tabela aktuale.