Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FA CUP

Arsenal në gjysmëfinale

Arsenal në gjysmëfinale


8 March, 2014 @16:42

Gjysmëfinalisti i parë në FA Cup është skuadra e Arsenalit. Topçinjtë e mposhtën Evertonin në çerekfinale me rezultat të thellë, 4-1.

Mesfushori gjerman me prejardhje turke, Mesut Ozil, që në minutën e shtatë e kaloi skuadrën e tij në epërsi. Në minutën 32’ me golin e Romelu Lukakut u barazua rezultati në 1-1.

Baraspeshën në rezultat e prishi Mikel Arteta me golin e tij nga penalltia, ndërsa më pas Olivier Giroud me dy gola brenda dy minutave e përcaktoi rezultatin përfundimtar.

Kjo ishte ndeshja e vetme çerekfinale që u luajt sot, ndërsa nesër do të luhen edhe tre ndeshje të tjera çerekfinale në FA Cup, ku do të takohen: Sheffield United - Charlton Athletic, Hull City - Sunderland dhe Manchester City - Wigan Athletic.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League