BAVARIA

AP
Bayern terrorizon Wolfsburgun, Shaqiri me gol
8 March, 2014 @17:17
Skuadra e Pep Guardiolës, Bayern Munchen, ka bërë pishman sot ëolfsburgun që i ka shënuar atyre golin e parë në ndeshje. Qendërmbrojtësi brazilian i Wolfsburgut, Naldo, ka shënuar golin e epërsisë për vendasit pas asistimit të të ardhurit Kevin De Bruyne.
Mirëpo, reagimi i bavarezëve ka qenë torturues për vendasit. Kosovari Xherdan Shaqiri ka shënuar golin e barazimit vetëm 10 minuta më vonë derisa në pjesën e dytë ka nisur terrori i quajtur Bayern në Volkswagen Arena.
Tomas Muller me dy, Mario Mandzukic dy dhe Franck Ribery kanë shënuar brenda 25 minutave të fundit të ndeshjes 5 golat që kanë lënë kokëulur vendasit.
Kjo ka qenë humbja e dytë me radhë e Wolfsburgut pas katër fitoreve me radhë, derisa Bayern - vazhdon pa humbje në Bundesligë.
Rezultatet dhe tabela aktuale.