FRIULI FESTON

REUTERS
Di Natale mposht Milanin
8 March, 2014 @20:03
Sulmuesi italian me përvojë i Udineses, Antonio Di Natale, ia ka shkaktuar humbjen e katërt Clarence Seedorfit në katër ndeshjet e fundit në të gjitha garat.
Me golin e shënuar në minutën e 67-të të ndeshjes, Di Natale, e ka dërguar ekipin e tij, Udinese, në epërsi 1-0 që ka dalë të jetë rezultati përfundimtar i takimit. Kjo ka qenë fitorja e parë e Udineses në 5 ndeshjet e fundit dhe gëzimi është parë edhe në fytyrën e trajnerit me përvojë Francesco Guidolin për trepikëshin tejet të rëndësishëm.
Seedorf kishte preferuar të ruaj disa nga lojtarët kyq si Mario Balotelli e Adel Taarabt për shkak të ndeshjes ndaj Atletico Madridit në Ligë të Kampionëve në mesjavën që vjen dhe kjo i kushtoi me humbje. Përkundër se dyshja u fut në pjesë të dytë - ndryshim në rezultat nuk kishte.
Kjo ka qenë humbja e dhjetë në Serie A e Milanit këtë stinor, derisa Udinese ka shënuar fitoren e nëntë në kampionat.
Rezultatet dhe tabela aktuale.