LONDON DERBY

REUTERS/Arkiv
Chelsea +7 ndaj përcjellësve
8 March, 2014 @20:48
Demba Ba nga banka rezervë hyn në lojë 15 minuta para përfundimit të takimit dhe shënoi dy herë për të kompletuar fitoren në derbi të ekipit të tij Chelsea ndaj Tottenham Hotspur.
Derbi i Londrës i takoi 100% Chelseat dhe me lojë brilante në pjesë të dytë, kur Tottenham mbeti me 10 lojtarë, djelmoshat e Jose Mourinhos nuk e patën të vështirë t’i tregojnë aftësitë e tyre.
Me këtë fitore, Chelsea kalon 7 pikë në epërsi ndaj përcjellësve në tabelë derisa Mourinho po vazhdon rrugën drejt kthimit të titullit në Stamford Bridge, përkundër se po thotë që Chelsea nuk është favorit.
Rezultatet dhe tabela aktuale.