NERAZZURRI

Inter i kthehet fitoreve
9 March, 2014 @17:37
Ndeshja e javës 27 në Serie A ndërmjet Interit dhe Torinos, i takoi ekipit zikaltër nga Milano.
Nerazzurrët pas dy barazimeve në dy ndeshjet e fundit kundër Cagliarit dhe Romës, iu kthyen fitoreve.
Argjentinasi Rodrigo Palacio shënoi golin vedimtar në ndeshje në minutën e 30’, për t’i siguruar tre pikë skuadrës së tij.
Tek torinezët, mesfushori shqiptar Migjen Basha ishte titullar, ndërsa u zëvendësua në minutën 85’ nga sulmuesi Riccardo Meggiorini.
Me këtë fitore Interi tani ka të tubuar 45 pikë dhe gjendet në pozitën e pestë, kurse Torino bie në pozitën e nëntë me 36 pikë.
Rezultatet dhe tabela aktuale.