NDESHJET E FUNDIT

BOROZANI/Erdis Driza
Trepça’89 e lideri, ia nisin me fitore
9 March, 2014 @17:24
Skuadra që përfundoi stinorin vjeshtor si lidere e Superligës, Llamkos Kosova, ka arritur të shënojë fitore në ndeshjen e parë të stinorit pranveror.
Djelmoshat e Ismet Munishit kanë arritur të mposhtin ata të Ramiz Krasniqit në ndeshjen ku në pjesën e dytë ekipet luajtën me nga 10 lojtarë pas përjashtimit me të kuqe të Fidan Gërbeshit dhe Semir Zenelit.
sidoqoftë, goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutën e 82-të të takimit kur Faton Zejnullahu me goditje nga këndi gjeti në zonë Bajram Zuqakun që solli golin e vetëm dhe të fitores për ekipin e tij.
Mitrovicasit marrin pikë jetësore
Gjithashtu, edhe Trepça 89 ka arritur të shënojë fitore me rezultat minimal në ndeshjen e fundit të xhiros së parë pranverore.
Mitrovicasit kanë arritur që në Riza Lushta të dalin fitues me golin e hershëm të shënuar nga Blerand Kurtishaj - që solli tre pikë të mëdha për ‘xehetarët’.
Rezultatet dhe tabela aktuale.