JUVENTUS

Getty
Bie edhe një pengesë drejt titullit
9 March, 2014 @14:48
Skuadra e Antonio Contes ka dalë fitimtare në duelin e xhiros së XXVII ndaj asaj të Vincenzo Montellas. Dueli që parashikohej t’i shkaktojë problemeve bianconerëve, sidoqoftë kaloi mirë për ata duke shënuar fitore me rezultat minimal ndaj ekipit nga Firenca.
Juventus ka shënuar fitoren e radhës në Serie A, pas një veprimi individual në zonë të ganezit Këadëo Asamoah, i cili ka gjetur rrjetën e brazilianit Neto për epërsinë fillestare dhe përfundimtare të ndeshjes.
Në fund Conte ka dalë triumfues edhe nga një duel i vështirë, derisa për momentin dallimi me përcjellësin e parë Romën, është 14 pikë.
Deri në fund të kampionatit kanë mbetur 11 xhiro, derisa bianconerët janë duke e ndjekur titullin e tretë me radhë.
Rezultatet dhe tabela aktuale.