FA CUP

Knockout për Cityn
9 March, 2014 @18:41
Manchester City është befasuar nga skuadra e kategorisë së dytë angleze, Wigan Athletic. Këta të fundit e mposhtën Cityn me rezultat 2-1 në kuadër të FA Cup dhe u kualifikuan në gjysmëfinale të kësaj gare.
Goli i parë u shënua nga Jordi Gomez i Wiganit, i cili shënoi nga pika e bardhë, pasi që më parë Martin Demichelis kishte shkaktuar penallti duke ndërhyrë në mënyrë të palejuar te Marc-Antoine Fortune. Me rezultat 1-0 përfundoi edhe pjesa e parë e ndeshjes.
Me të filluar pjesa e dytë, James Perch e shënoi golin e dytë për skuadrën e tij, duke krijuar qetësi në stadiumin Emirates të Manchesterit.
Në minutën 68’ Samir Nasri i ktheu shpresat për për fitore duke e ngushtuar epërsinë në 2-1, mirëpo kjo ishte e tëra që arriti të bëjë skuadra e Manuel Pellegrinit deri në fund të takimit.
Në gjysmëfinale Wigan do të takohet me Arsenalit, ndërsa përballja tjetër para finales do të jetë ajo ndërmjet Sheffield United dhe Hull Cityt.