SANTIAGO BERNABEU

REUTERS
CR7, kthen Realin në krye
9 March, 2014 @20:56
Cristiano Ronaldo ka arritur që të shënojë një gol me kokë dhe të asistoj te goli i dytë i ekipit të tij në fitoren prej 3-0 të Real Madridit ndaj Levantes sonte në Santiago Bernabeu.
Kjo fitore, e riktheu Real Madridin në krye të tabelës së La Ligas pasi që prej mbrëmë aty qëndroi rivali lokal Atletico Madrid.
Me këtë fitore madrilenët kanë dalë tre pikë mbi Atleticon tani, derisa dështimi i djeshëm i Barcelonës i ka lënë këta të fundit 4 pikë larg kreut.
Lufta më interesante për titull kampioni po zhvillohet në Spanjë te ligat e forta këtë stinor, derisa me gjasa të barabarta dhe bile edhe me golaverazh mund të vendoset ai. Real Madrid, Atletico Madrid dhe Barcelona do të luftojnë në xhirot e mbetura me mish e shpirt për të arritur i pari në cak.
Rezultatet dhe tabela aktuale.