Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PARA NDESHJES NDAJ GREQISË

Betim Fazliji: Mbështetja e Dardanëve na çon te fitorja

Foto: FFK

Betim Fazliji: Mbështetja e Dardanëve na çon te fitorja


4 June, 2022 @15:14

Futbollisti i Kosovës, Betim Fazliji, që ka qenë startues në përballjen e parë të grupit ndaj Qipros dhe ka luajtur në mes të fushës, ka thënë se me një përkrahje të madhe të Dardanëve, Kosova mund të shpresojë te fitorja.

Qartë, ai ka thënë se Greqia është më e fortë se Qiproja dhe ka individë të dalluar, por atmosfera fantastike do të mund t’ia sjellë Kosovës fitoren.

ORARI I NDESHJEVE dhe TABELA AKTUALE

“Duhet ta dijmë se kundër Greqisë ka me qenë tjetër lojë sepse ata kanë edhe si ekip janë më të fortë se Qipro, por edhe kanë individë cilësor, por do të jetë një ndeshje me një atmosferë tepër të mirë dhe ne e nisim lojën për t’i mbajtur pikët e plota. Në vendin tonë duhet të luajmë me shumë guxim dhe siç e kemi përfunduar ndeshjen me Qipron në pjesën e dytë, ashtu duhet të hyjmë në lojë kundër grekëve. Gjithmonë është ndjenjë speciale kur luajmë në ‘Fadil Vokrri’ sepse ‘Dardanët’ na mbështesin në mënyrë fantastike. Atmosfera ka me qenë super dhe shumë i gëzohem kësaj ndeshje”, - ka thënë Fazliji për faqen zyrtare të FFK-së.

Kosova pret Greqinë më 5 qershor në ndeshjen që nis në ora 20:45. Kosova ka fituar ndeshjen e parë të grupit ndaj Qipros 0-2 si mysafir, njëjtë sikurse edhe Greqia Irlandën Veriore 0-1. Të dyja skuadrat kanë nga tri pikë para ndeshjes të së dielës.


 
Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve