Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MALISHEVA - FERIZAJ

Bindshëm për fitoren e parë sezonale!

Bindshëm për fitoren e parë sezonale!


24 August, 2022 @18:53

Fitoren e parë sezonale skuadra e Malishevës e realizoi sot në takimin e luajtur ndaj Ferizajit.

Skuadrën e ardhur nga Liga e Parë Malisheva e mposhti sot 3-1 (Alban Shillova (P) 19’, Drilon Hazrollaj 72’, Bleart Tolaj 77’ / Gentrit Halili 89’).

Në pjesën e parë u shënua vetëm një gol. Penalltinë e shkaktuar nga Elbasan Thaqi i mysafirëve në minutën e 19’, në gol e shndërroi Alban Shillova i Malishevës dhe kështu Malisheva shkoi në pushim mes pjesëve me epërsi minimale.

TABELA AKTUALE

Gjërat më të lehta për Malishevën u bënë që nga minuta e 48’, kur Elbasan Thaqi, shkaktuesi i penalltisë në pjesën e parë, u përjashtua me karton të kuq pas dy të verdhëve.

Kjo padyshim që ndikoi në lojën e skuadrës së tij dhe në pjesën e mbetur të takimit Ferizaj pranoi edhe dy gola të tjerë.

Për 2-0 të Malishevës shënoi Drilon Hazrollaj (72’), e më vonë fitoren e vulosi Bleart Tolaj (77’) me golin e tij për 3-0.

Krejt në fund të takimit, Ferizaji e gjeti golin e nderit përmes mbrojtësit Gentrit Halili, i cili shënoi për përfundimtaren 3-1 në minutën e 89’ të ndeshjes.

Përveç kartonit të kuq, kjo ndeshje prodhoi edhe një numër tejet të madh të kartonëve të verdhë për të dyja skuadrat.

Kështu, Malisheva arrin fitoren e parë sezonale në ndeshjen e dytë të luajtuar (ndeshjen e xhiros së parë ndaj Ballkanit nuk e ka luajtur ende), kurse Ferizaji i Arbnor Morinës mbetet ende pa fitore pas 3 ndeshjeve të zhvilluara.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga