TRANSFER
Blakçori, gardiani i ri i Lirisë
31 January, 2017 @20:06
Pak kohë para përfundimit të afatit kalimtar të janarit, skuadra e Lirisë e ka kompletuar edhe përforcimin e saj të fundit.
Drejtuesit e klubit prizrenas kanë arritur marrëveshje me portierin Armend Blakçori, i cili më parë ka qenë pjesë e skuadrave të ndryshme kosovare si Hysi, Llapi, Hajvalia e Flamurtari.
Blakçori është transferi i dytë në pozitën e portierit për këtë afat, pasi që më parë Liria e kishte transferuar edhe 22 vjeçar, Algas Çoçaj.