Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA KONFERENCA E BLATTERIT

Blatter: S’jam budalla!

Blatter: S’jam budalla!


21 December, 2015 @12:35

Sepp Blatter në prononcimin e tij të menjëhershëm pas suspendimit nga Komiteti Etik i FIFA-së, ka thënë se është më i fuqishëm dhe do të luftojë deri në fund për të treguar pafajësinë. 

“Në mëngjes kam qenë i zhgënjyer me ato që po ndodhnin deri dje. Pas këtij suspendimi jam më i fortë dhe do të luftojë deri në fund për të treguar pafajsinë,” ka thënë ai para shumë gazetarëve të mbledhur në konferencën e jashtëzakonshme të shtyp nga numri një i futbollit botëror. 

Blatter ka marrë drejtimin e FIFA-së në Kongresin e 51-të më 8 qershor të vitit 1998. Ai që nga ajo kohë është rizgjedhur kryetar i shtëpisë botërore të futbollit edhe 4 herë, 2002, 2007, 2011 dhe 2015. 

“Asnjëherë nuk kam mashtruar me para. Dhe tash paskam dhanë 2 milionë funta për të blerë vota. Nga kush? Unë gjithmonë i kam pasur votat e Europës. Nuk jam njeriu më i mençur në botë, por si thonë në frangjisht: Je ne suis pas un imbecile (Nuk jam budallë),” ka thënë ai sot. 

Blatter po akuzohet për dhënien e 2 milionëve në llogari të Michel Platinisë, kreut të UEFA-së, në lidhje me punën e këtij të fundit si këshillëtar, pa ndonjë marrëveshje kontraktuale. 

Atij iu kumtua suspendimi 8 vjeçar nga çdo aktivitet i futbollit sot, bashkë me Michel Platininë. 

“Të suspendosh kreun e FIFA-së nga një ndeshje futbolli është plotësisht gabim, derisa një gjë e tillë nuk aplikohet për personat tjerë,” ka shtuar ndër të tjera Blatter 79 vjeç, që ka nisur punën në FIFA në vitin 1981 si Sekretar i Përgjithshëm.


 
Të gjitha lajmet nga Russia 2018