Fiton Lazio i Etrit Berishës

Ndalet Interi
20 December, 2015 @22:47
Inter mbyll vitin 2015 me humbje. Skuadra e Mancinit u mposht nga Lazio me rezultat 1-2.
Goli i parë u shënua nga Candreva në minutën e 5’. Në pjesën e dytë Inter barazoi përmes Icardit, mirëpo gjithçka u çregullua pas penalltisë së shkaktuar nga Melo, i cili më vonë u ndëshkua edhe me karton të kuq. Candreva shënoi nga topi i kthyer nga Handanovic, i cili priti penalltinë fillimisht. Vlen të përmendet që të dy skuadrat e mbyllën ndeshjen me nga një lojtar më pak.
Ndërkohë prishtinasi Etrit Berisha luajti për 90 minuta dhe pati një paraqitje shumë të mirë.
Kjo humbje e mban Interin në vendin e parë, me një pikë më shumë se Fiorentina e Napoli.