EDHE NJË GOL

Grezda e mbyll me gol
20 December, 2015 @17:27
Eros Grezda, futbollisti 20 vjeçar që luan për Lokomotivën e Zagrebit ka shënuar golin e radhës për ekipin e tij sot, në fitore ndaj Slaven Belupos 0-3.
Me këtë ndeshje, ka përfunduar edhe stinori vjeshtor në elitën e futbollit kroat, ndërsa mesfushori Grezda ka shpërthyer te ekipi i tij duke shënuar 5 gola në HNL.
Lokomotiva ka përfunduar vjeshtën në mes të tabelës, në vendin e pestë, me 30 pikë të tubuara.