PAS NDESHJES WATFORD-LIVERPOOL

Reagon Klopp
20 December, 2015 @17:09
Jurgen Klopp ka qenë i zhgënjyer me paraqitjen e lojtarëve të tij në humbjen ndaj ëatfordit 3-0. Gjermani ka thënë se ekipi i tij nuk ka luajtur siç ka menduar ai, por si ka dashur kundërshtari.
“Në futboll është gjithmonë kështu. Dikush bën gabim dhe ti pranon gol, mirëpo duhet të reagosh më mirë. Nuk e luajtëm lojën tonë si kërkuam, por luajtëm lojën si kërkuan ata - në hapësira të vogla, duke i dhënë mundësi atyre për presing,” ka thënë Klopp, i cili përveç tjerash ka thënë se referi gaboi te goli i parë i pranuar sot, ku ishte dashur të referohej faul për portierin e Liverpoolit, Adam Bogdan.
Bogdan kishte kapur topin me dy duar dhe e kishte lëshuar në tokë, ndërsa lojtarët e Watfordit reaguan në shpejtësi duke e drejtuar topin në portë për të marrë epërsinë fillestare.
Liverpool, tashmë në 4 ndeshjet e fundit në të gjitha garat nuk ka shënuar fitore, derisa ëatford për herë të parë në histori të klubit ka shënuar 4 fitore me radhë në Premier League.