Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MIQËSORJA NË PRIZREN

Prishtina fiton edhe Lirinë

Foto: prishtinafc.com

Prishtina fiton edhe Lirinë


20 December, 2015 @15:36

Prishtina ka shënuar fitore edhe në miqësoren e dytë të zhvilluar brenda kësaj jave. Vetëm katër ditë më parë bardhekaltërit kishin mposhtur Besën në Pejë, ndërsa sot mposhtën edhe Lirinë në Prizren. 

Dy Begollët shënuan për ekipin e drejtuar nga Sami Sermaxhaj për të dhënë shpresa të mëdha për Prishtinën në stinorin pranveror. 

Golin e parë e shënoi Gentrit Begolli në minutën e 36-të të ndeshjes, ndërsa në pjesë të dytë Granit Begolli shënoi për të siguruar fitoren. 

Prishtina tashmë duket të jetë më e komponuar sesa në ndeshjet e zhvilluara gjatë stinorit vjeshtor të Superligës, ku do të kërkojë kthimin e lojës dhe ngritjen në tabelë gjatë pranverës. 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga