ANCELOTTI

Bayerni, nder për mua
20 December, 2015 @13:09
Menjëherë pasi është zyrtarizuar si trajner i ri i Bayern Munchenit, Carlo Ancelotti, nëpërmjet llogarisë së tij në Twitter ka shprehur kënaqësinë e tij për arritjen e marrëveshjes.
”Është një nder për mua të jem pjesë e një klubi në stinorin e ardhshëm siç është Bayern Munchen. Kur mësova për interesimin e tyre ndaj meje, nuk mund ta konsideroja ndonjë ofertë tjetër. Dëshiroj më të mirën për Bayernin dhe Pep Guardiolan në këtë stinor,” ka thënë Ancelotti.
Ancelotti do ta merr drejtimin e Bayernit me të përfunduar ky stinor, ndërsa kontrata e tij me bavarezët do të jetë e vlefshme për tre vjet.