DERBI I SUPERIORES

Olayinka mban fjalën, Skënderbeu fiton
19 December, 2015 @18:09
Kampioni i pesëfishtë rresht i Shqipërisë, Skënderbeu, ka shënuar fitore në derbin shqiptare ku u përballë me skuadrën nga kryeqyteti, Partizani.
Ekipi korçar ka arritur deri tek fitorja me golin e vetëm të shënuar nga nigeriani Peter Olayinka, i cili kishte premtuar se do të realizojë në këtë ndeshje, pasi që kjo ishte ndeshja e tij e fundit në Korçë.
Goli i Olayinkas erdhi në minutën 12’, ndërsa shpresat e Partizanit së paku për ta barazuar rezultatin u minimizuan në minutën 78’, skuadra mbeti me një lojtar më pak pas ndëshkimit me karton të kuq të Xhevahir Sukajt.
Me këtë fitore Skënderbeu ka mbetur i vetëm në krye të radhitjes tabelare, pasi që tani ka tre pikë më shumë se Partizani dhe njëkohësisht ka siguruar ta përfundojë si lider pjesën vjeshtore të kampionatit, megjithëse ka mbetur edhe një xhiro pa u zhvilluar.