GOLDEN BOY 2015

Foto nga faqja zyrtare e Manchester United.
Çmimi i takon francezit
19 December, 2015 @11:46
Pas një viti që i ndryshoi karrierën, vit në të cilin Anthony Martial kaloi nga Monaco tek Manchester United, festat e fundvitit e presin francezin me çmimin “Golden Boy 2015”, çmim i cili i dhurohet talentit dhe lojtarit me potencialin më të madh në Europë. Këtë çmim më herët e fituan Sergio Aguero, Paul Pogba, Lionel Messi, Wayne Rooney, Cesc Fabregas e Raheem Sterling.
Në listë për të fituar çmimin ishin gjithsej 40 lojtarë. Disa prej tyre ishin: Hector Bellerin, Luke Shaw, Delle Ali, Jordan Ibe, Alen Halilovic, Munir El Haddadi, Adrien Rabot etj. Pas Anderson dhe Rooney, Martial bëhet lojtari i tretë në histori të United që e fiton këtë çmim.