FANOL PERDEDAJ

Perdedaj shënon në humbje
18 December, 2015 @20:43
FSV Frankfurt, ekipi i treshes shqiptare Fanol Perdedaj, Besar Halimi dhe Edmond Kapllani, ka pësuar humbjen e dytë rresht.
Ekipi që nuk po kalon ditë të mira në Bundesliga 2, është mposhtur nga Arminia Bielefeld me rezultat 1-2.
Goli i vetëm për Frankfurtin u shënua nga reprezentuesi kosovar, Fanol Perdedaj, në minutën 40’ të ndeshjes.
Perdedaj, sikurse edhe Halimi, ishin titullar në këtë ndeshje dhe luajtën për 90 minuta, ndryshe nga Edmond Kapllani që u aktivizua nga minuta 83’.
FSV Frankfurt gjendet në pozitën e poshtme (14) të radhitjes tabelare në Bundesliga 2, me gjithsej 22 pikë të tubuara pas 19 javëve.