CHELSEA SHKARKON MOURINHON

I pakënaquri, shkarkohet
17 December, 2015 @15:53
Njeriu që e bëri kampion Chelsean stinorin e shkuar është shkarkuar pak më parë nga detyra e tij, për shkak të rezultateve katastrofale këtë stinor me ekipin.
Jose Mourinho nuk është më trajner i Chelseat. Trajneri 52 vjeç i ekipit është larguar nga detyra e tij pas mbledhjes së bordit të ekipit dhe shqyrtimit të situatës së krijuar në klub.
Si zëvendësues të mundshëm të tij nga BBC Sport janë përmendur: Pep Guardiola, Guus Hiddink, Brendan Rodgers dhe Juande Ramos.
Përkundër se u kualifikua në të tetën e finales së Ligës së Kampionëve, Chelsea ka pasur rezultate tepër negative në Premier League.
Ata aktualisht janë 20 pikë larg liderit Leicester City dhe kanë regjistruar 9 humbje në 16 ndeshjet e deritashme kampionale.