FIFA CLUB WORLD CUP

Suarez me hat-trick çon Barçën në finale
17 December, 2015 @13:45
Barcelona ka kaluar pa problem pengesën e kineze në gjysëmfinale të Kampionatit Botëror të Klubeve.
Katalonasit që po kërkojnë trofeun e pestë të vitit për stinor perfekt, edhe pse pa Lionel Messin dhe Neymarin, kanë arritur që të kalojnë lehtë kundërshtarin e drejtuar nga tekniku brazilian Luiz Felipe Scolari.
Luis Suarez ka shënuar hat-trick në këtë fitore të Barcelonës, derisa kah fundi i ndeshjes në 15-20 minutat e fundit, trajneri i Barcelonës Luis Enrique ka futur në lojë të talentuarit Sandro Ramirez dhe Sergi Samper.
Barcelona në finalen e Botërorit të Klubeve do të ndeshet me kampionin e Amerikës Latine, River Plate.
All Goals—Barcelona 3:0 Guangzhou Evergrande… by OfficialGoals