FITON CHELSEA

Blutë e Londrës rikthehen tek fitoret
19 December, 2015 @17:53
Golat e Ivanovicit, Pedros dhe Oscarit nga pika e bardhë i dhuruan Chelseat një fitore shumë të nevojshme.
Skuadra londineze, e cila pak ditë më parë shkarkoi portugezin Jose Mourinho, sot kreu detyrën lehtësisht dhe mposhti Sunderlandin me rezultat 3-1.
Ndeshja i takoi tërësisht skuadrës vendase, e cila përveç tre golave pati edhe disa raste të tjera shënimi.