PAS LËNDIMIT

Rikthehet Mavraj
19 December, 2015 @17:42
Mërgim Mavraj më në fund është rikthyer në fushat e blerta.
Qendërmbrojtësi i kombëtares shqiptare, i cili ishte lënduar kah fundit i muajit maj të këtij viti dhe më pas ishte operuar për ta sanuar lëndimin e gjurit, është kthyer në fushë pas rreth 7 muajve.
29 vjeçari është aktivizuar vetëm për pak çaste në minutat e fundit të takimit Koln - Borussia Dortmund, të cilin skuadra e tij e fitoi me rezultat 2-1.
Mavraj, i cili ka qenë gjithmonë ndër zgjedhjet e para të përzgjedhësit Ganni De Biasi në kombëtaren shqiptare, kishte munguar në katër ndeshjet e fundit kyçe për kualifikim në europian, mirëpo pavarësisht mungesës së tij, kuqezinjtë arritën ta realizojnë ëndrrën duke u kualifikuar në europian.