SHPËRTHEN REAL MADRID

Spektakël në Bernabeu
20 December, 2015 @17:42
Një ndeshje që në fillim u mendua se do të ishte pak më e vështirë për Real Madridin, pasi Rayo shënoi dy gola dhe po avanconte me rezultat 1-2 mirëpo çdo gjë morri kahje tjetër pas dy kartonëve të kuq të mysafirëve. Reali morri totalisht kontrollin e ndeshjen dhe shënoi edhe 9 herë të tjera, duke e mbyllur ndeshjen me rezultat 10-2.
4 gola nga Bale, 3 nga Benzema, 2 nga Ronaldo dhe 1 nga Danilo bënë që Real Madrid të shënonte një fitore tejet të thellë, fitore e cila e afron me kryesuesit e tabelës.