Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

STAR OF THE GAMEWEEK III

Bleart Tolaj (Malisheva) - Ylli i javës (3)

Foto: FFK

Bleart Tolaj (Malisheva) - Ylli i javës (3)


26 August, 2022 @13:55

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Albi Mall, vazhdojnë të ndajnë çmimin “Ylli i Javës”. Këtë javë ky çmim i ka takuar futbollistit të FC Malisheva, Bleart Tolaj.

Vlerësimi për futbollistin më të mirë të javës së 3-të është bërë nga komisioni në përbërje: Berat Berisha nga KFV Llapi, Flamur Sinani nga KFV Rilindja dhe Visar Aliu nga KFV 2 Korriku.

Komisioni vlerësoi se Tolaj ishte më i merituari për fitoren që FC Malisheva e arriti kundër Ferizajt, me rezultat 3:1. Përveç golit të shënuar në minutën e 77-të, ai, gjithashtu gjatë tërë ndeshjes ishte protagonisti kryesor në lojë dhe kreator i disa rasteve tjera.

Pas marrjes së këtij çmimi, Bleart Tolaj u shpreh i lumtur: “Ndihem shumë mirë për këtë vlerësim dhe dua t’i falënderoj stafin teknik dhe bashkëlojtarët e skuadrës, pa të cilët sigurisht se nuk do të mund ta fitoja këtë çmim. Shpresoj që ky të mos jetë çmimi im i fundit në këtë edicion. Synimet e Malishevës janë të qarta. Shpresojmë në rezultate të mira në vazhdim të kampionatit dhe të përfundojmë në pjesën e epërme të tabelës, dhe pse jo edhe të jemi pjesë e garave evropiane”.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga