Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

YLLI I SUPERLIGËS

Blend Baftiu kërkohet nga gjigandët e Stambollit

Foto: KFBallkani/fb

Blend Baftiu kërkohet nga gjigandët e Stambollit


28 July, 2020 @13:55

Ylli i padiskutueshëm i këtij stinori në Superligë, Blend Baftiu, është vënë në radar të skuadrave të mëdha turke, Galatasaray dhe Besiktas.

Njoftimin e ka bërë të ditur agjencioni i lajmeve IHA, duke bërë të ditur që futbollisti që u fut në 50-shen më premtuese të Evropës nga faqja zyrtare e UEFA-së, është duke u monitoruar dhe tashmë pritet të realizohen kontaktet me te.

Baftiu

“Sipas njoftimit, KF Ballkani që ka kontratë me Baftiun deri në verë të vitit 2021, po përveç dëmshpërblimit po kërkon edhe përqindje nga shitja e radhës së lojtarit,” ka shkruar Haberler.com.

Ballkani ka përfunduar në vend të tretë të Superligës këtë stinor, ndërsa Baftiu përkundër se luan në pozitën e mesfushorit ofanziv, ka përfunduar stinorin si golashënues më i mirë i Superligës së Kosovës.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga