Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

STAR OF THE GAMEWEEK XXI

Blend Baftiu (KF Ballkani), Ylli i javës (21)

Blend Baftiu (KF Ballkani), Ylli i javës (21)


25 February, 2022 @11:50

Mesfushori i dalluar i Ballkanit të Suharekës, Blend Baftiu, është shpallë lojtari më i mirë i xhiros XXI në Superligë, duke marrë çmimin Ylli i javës nga FFK dhe sponsori i Superligës.

Kjo është hera e parë që Baftiu merr këtë çmim në karrierën e tij, çmim ky që ka nisur të ipet nga fillimi i këtij stinori, saktësisht nga xhiroja e dytë e 2021/22.

RAPORTI dhe GOLAT e ndeshjes

Përndryshe, Baftiu ka qenë dirigjent i fitores së ekipit të tij në xhiron e mesjavës, duke e mbajtur ekipin lider në renditje tabelare, derisa Ballkani po kërkon titullin e parë kampion në histori të klubit.

Ai ka asistuar në golin e parë, ndërsa ka shënuar golin e dytë për t’i dhënë rrugë ekipit drejt fitores ndaj Ulpianës.

TABELA E SUPERLIGËS

Baftiu është lojtari i pestë i Ballkanit këtë stinor që merr këtë çmim, derisa Ballkani si ekip bëhet skuadra që ka më së shumti lojtarë që kanë fituar këtë çmim këtë stinor.


 
Të gjitha lajmet nga