Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TREPÇA - VËLLAZNIMI

Bleond Rexhepi shënon, Trepça mposht Vëllaznimin

Lojtarët e Trepçës duke festuar në një ndeshje të kaluar golin e tyre/ Foto: TOPSPORTI/ D. S.

Bleond Rexhepi shënon, Trepça mposht Vëllaznimin


17 October, 2022 @19:05

Një gol ka ndarë dy skuadrat me emër, por në krizë të rezultateve këtë stinor në Ligë të Parë sot.

Bleond Rexhepi ka bërë dallimin, ndërsa Trepça ka shënuar fitore minimale ndaj Vëllaznimit për të siguruar mbetjen larg pozitës së fundit të renditjes tabelare në Ligën e Parë Grupi A. Trepça 1-0 Vëllaznimi [Bleond Rexhepi 58].

TABELA AKTUALE

Derisa Vëllaznimi është në krizë të thellë si të rezultateve ashtu edhe ato financiare, Trepça e ka shfrytëzuar këtë mundësi për të kapur tri pikët dhe për të qenë sadopak e sigurt në vazhdim të kampionatit.

Trajneri Emin Baliqi ka qenë i kënaqur me rezultatin e arritur, ndërsa te Vëllaznimi trajneri Ekrem Radoniqi po rrin në detyrë sa për të mos e lënë klubin në vetmi të plotë!


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë