Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ISTOGU 1-3 RAHOVECI

Blesa e Morina vendosin, Rahoveci vazhdon me fitore!

Fotot: KFRahoveci/fb

Blesa e Morina vendosin, Rahoveci vazhdon me fitore!


27 August, 2022 @21:16

Rahoveci ka arritur të shënojë fitore edhe në xhiron e dytë dhe tash ka ngritur kuotën e pikëve në gjashtë, duke qenë bashkë me Phoenixin, në krye të renditjes tabelare të Ligës së Parë Grupi A.

Vreshtarët sot janë treguar dukshëm më të mirë sesa vendasit në Demush Mavraj, ku ekipi i Istogut ka arritur të shënojë gol të nderit krejt në fund të ndeshjes përmes talentit të tyre 16-vjeçar Erblin Mulaj, për përfundimtaren: Istogu 1-3 Rahoveci [Erblin Mulaj 90’+1pen. - Miler Blesa 3’, Liman Morina 47’, 89’].

TABELA AKTUALE

Halifa Kujabi asistoi shpejt për Miler Blesën në fillim të ndeshjes, për t’ia dhënë epërsinë vereshtarëve, që pas kësaj kontrolluan lojën dhe golat tjerë rrodhën me kohë, ndërsa Liman Morina shënoi dy herë, të parin me asist të Blesës, ndërsa të dytin me asist të Hamdi Mullabazit, para se vendasit të shënojnë golin e nderit.

Istogu vs. Rahoveci

Derisa Rahoveci tash në xhiron e tretë do të kërkojë pikë të plota për të shpresuar kreun e renditjes me trajnerin e tyre të përkushtuar Senad Alirifa, kur presin Rilindjën në shtëpi, Istogu do të jetë mysafir i Lirisë në Prizren.


 
Të gjitha lajmet nga