Të gjitha lajmet

JEROME BOATENG

Boateng thyen rregullat e karantinës, Bayern e dënon

Boateng thyen rregullat e karantinës, Bayern e dënon

2 April, 2020 @19:34

Bayern Munchen e dënoi mbrojtësin e skuadrës Jerome Boateng, i cili ka thyer rregullat e karantinës duke u larguar nga qyteti për të vizituar djalin e tij të sëmurë.

Në komunikatën e lëshuar nga klubi bavarez është thënë se futbollisti 31 vjeçar ka thyer rregullat e përcaktuara nga klubi.

Bavaria ka qenë rajoni i parë i Gjermanisë që është futur në karantinë për të parandaluar përhapjen e coronavirusit.

Boateng në anën tjetër ka thënë se e respekton vendimin e klubit, por e ka quajtur të dhimbshëm.

“E di se kam bërë gabim pasi që nuk e kam informuar klubin për udhëtimin tim, por për momentin vetëm djalin e kam në mend. Ai nuk është mirë me shëndet. Kur një fëmijë e thërret babain, natyrisht se do të shkojë pa marrë parasysh ku dhe kur,” ka thënë Boateng për Bildin.

“Dua të shoh se cili baba nuk shkon në një moment të tillë për të qenë afër djalit 4 vjeçar. Nëse ka dënim për këtë rast, e respektoj. E shoh si të dhimbshëm këtë rast,” ka thënë ai.

Bayern nuk ka treguar shumën e dënimit të shqiptuar për Boatengun, por ka bërë të ditur se kjo shumë do t’i dhurohet spitaleve të Mynhenit.

“Bayern beson se klubi ka përgjegjësi që të jetë shembull për të gjithë,” ka përfunduar njoftimi i rekord kampionit të Gjermanisë.

KICKER

13 nga 36 klubet profesionale para bankrotit këtë stinor

4 April, 2020 @16:07

Situata ekonomike në shumë klube të Bundesligës dhe Bundesligës 2 është shumë më dramatike sesa që mendohej në fillim. …

HANSI FLICK

Bayern vendos për trajnerin deri më 2023

Screenshot: fcbayern.com

4 April, 2020 @14:34

Rekord kampioni i Gjermanisë, Bayern Munchen, ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me trajnerin aktual të skuadrës për…

VALDRIN MUSTAFA

Reprezentuesi U21 shërohet nga coroanvirusi

27 March, 2020 @15:35

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës në Instagram, është bërë e ditur se reprezentuesi…

INICIATIVA WE KICK CORONA

Lewandowski jep 1 milionë euro për luftimin e coronavirusit

21 March, 2020 @20:43

Ylli polak i Bayern Munchenit, Robert Lewandowski, ka kontribuuar me 1 milionë euro në luftën kundër coronavirusit. Bashkëlojtarët e…

FALIN RROGAT

Futbollistët e Gladbachut falin rrogat për të ndihmuar klubin

20 March, 2020 @15:13

Futbollistët e ekipit të Bundesligës, Borussia Monchengladbach kanë ofruar pagat e tyre për t’i ndihmuar klubit, ruajtjes së vendeve të…

Të gjitha lajmet nga Bundesliga