Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LA GAZZETTA DELLO SPORT

Bomba, bukë e qepë: Lewandowski i Kosovës që realizon ëndrrën te Lazio

TOPSPORTI/ D. S./ Arkiv

Bomba, bukë e qepë: Lewandowski i Kosovës që realizon ëndrrën te Lazio


Shkruan: Franceso Pietrella (La Gazzetta dello Sport) / / / Përktheu: D. S. TopSporti.com / / / Fotografitë: TopSporti.com/ FFK/ Fenerbahçe/ Giresunspor/

7 September, 2020 @12:58

Në moshën 6 vjeçare sulmuesi i ri i Lazios ka lëshuar vendin e tij për shkak të luftës me nënën e tij.

“Kemi jetuar 50 persona në bodrum, me dy litra qumësht për të gjithë aty.”

Pastaj ai filloi të shënojë gola dhe asnjëherë nuk u ndalë.

Prapa futbollit ka gjithmonë më shumë, ndoshta gjithçka. Në tregimin e Muriqit ka vuajtje, frikë, vdekje, luftë.

vedat muriqi

Një kosovar nga Prizreni që në moshën 6 vjeçare u bë refugjat me familjen e tij në Shqipëri në një udhëtim të gjatë pa veturë.

“Kemi ngrënë bukë e qepë për mëngjes, drekë e darkë.”

Ai nuk kishte asgjë, pa gjithçka dhe kalimi i tij te Lazio është shumë domethënës.

Muriqi, 26 vjeçar, do të luajë në Champions League pas një jete plotë rrëmujë: 5 vite më parë ishte pjesë e Giresunsporit, në ligën e dytë turke, shënoi 17 gola. Në janar të vitit 2018 iu kthye në ligën e dytë turke për tu marrë me projektin e Rizesporit. Sfidë e fituar kjo. Tetë gola të shënuara dhe promovimi në Superligë. Nxënës i Okan Burukut, ish-lojtarit të Interit, sot trajner.

”Është sulmuesi më i mirë në gjithë Turqinë”

Turqia tentoi ta natyralizonte që ta merrte më kombëtare.

“Jo. Ëndrra ime është të luaj për Kosovën”

Dhe ai do të ketë sukses, përsëri fiton. Nga viti 2016 shteti i tij do të pranohet në FIFA e Muriqi do të bëhet sulmuesi kryesor i ekipit: 8 gola në 23 paraqitje dhe golashënuesi më i mirë i kombëtares.

Muriqi

Në mendime për familjen dhe një tjetër për babanë e tij që kishte ndërruar jetë pas një sulmi në zemër në fushë, gjatë një ndeshjjeje. Muriqi ia dha djalit të tij emrin e babait.

Bernard Challandes, selektor i Kosovës e ka përshkuar atë si një luftëtar.

“Një lojtar që secilën ndeshje e luan sikur të ishte e fundit për te.”

Tipike për ata që vijnë nga Ballkani, një regjion në botë me kujtime, kartona bardh-e-zi që ruhen diku thellë në sirtare.

Shembuj, ka. Edin Dzeko shpëtoi nga shpërthimi i bombës sepse nëna e tij nuk e la atë ditë të shkonte të luante futboll në lagje.

Dejan Lovren, kroat, kaloi fëmijërinë si refugjat. Ai iku në Gjermani pas 17 orësh udhëtim me familjen.

Senad Lulic, bashkëlojtar i ardhshëm i Muriqit, i lindur në Mostar ku ura që ndante të krishterët dhe myslimanët e qytetit u shkatërrua nga bomba.

Muriqi

Të gjithë këta janë me plagë të llojit të vetë.

Muriqi ka parë vdekjen nga afër. Një mëngjes milicia serbe e gjeti atë dhe familjen e tij të ngujuar në shtëpi, por pushkët nuk u përdorën.

“Ata morën gjëra me vlerë dhe para. Na thanë se do ta bombardonin shtëpinë nëse nuk do të largoheshim brenda dy orëve. Jemi mbrojtur nga Zoti”

Së fundi, gjatë vitit 2016 ai transferoi të holla në llogaritë e ndihmave për sirianët gjatë luftës së atjeshme.

“Kur i shoh në televizion gjërat e tilla, shoh veten dhe familjen time, duhet të bëj diçka.”

Tani ai do të arrin në Lazio për të kompletuar transferimin, i ndjekur dhe i kërkuar nga drejtori sportiv i skuadrës Igli Tare. Për të janë paguar 18 milionë euro, që e bën atë si blerje të dytë më të shtrenjtë në epokën e kryetarit Lotito, pas Zarates.

Për të do të pagohet më shumë sesa për Correan, Hernanesin, Lazzarin dhe Milikonvic-Savicin.

Muriqi

Kujtojmë të dhënat e fundit: Në sezonin e kaluar shënoi 17 gola me Fenerbahçen (ekipin që e ka dashur nga fëmijëria e tij, dashurinë për të cilën ia ka transmetuar gjyshi i tij) dhe tre gola me Kosovën (një nga këto ndaj Anglisë në Wembley).

Sulmues i lëvizshëm dhe fizik. Për Burukun 3-5-2 e bën atë të frikshëm. Për Challandesin ai është më i mirë me Correan sesa me Immobilen.

Bashkëlojtari i tij nga Fenerbahçeja, gjermani Max Kruse ka thënë se Vedat Muriqi ia kujton atij Robert Lewandowskin.

Muriqi

I gjatë 194 centimetra dhe me fuqi të pastër fizike. Si profesionist 75 gola dhe i urritur gjithmonë për më shumë. Nuk dorëzohet asnjëherë. Përkundrazi, ai mban mirë në mend të kaluarën, aty ku filloi gjithçka dhe sytë e tij me lot - por kësaj radhe jo prej qepëve.



i:

Arikulli është botuar me leje të autorit të saj dhe është përkthyer nga TopSporti.com; Ribotimi i artikullit pa citim është i ndaluar.
Stili i shkrimit është i autorit.

 
Të gjitha lajmet nga