FIBA EUROPE CUP - PRANË FINALES
Bonn dhe Oostende, pranë finales së FIBA EuropeCup
31 March, 2017 @9:46
Gjysmëfinalet e FIBA Europe Cup nuk kanë kaluar mirë në duelet e para për ekipet franceze. Kjo pasi që, dy gjysmëfinalistët francez janë mposhtur në duelin e parë nga kundërshtarët.
NANTERRE 92 (FRA) - TELEKOM BASKETS BONN (GjER)
Nanterre ‘92 është mposhtur si vendase nga ekipi gjerman, Telekom Baskets Bonn, 76-77. Një paraqitje e jashtëzakonshme e Julian Gamble ka qenë xhokeri i ekipit gjerman.
Gamble ka shënuar 26 pikë e 6 kërcime në fitoren e Telekom Baskets Bonnit, që ka udhëhequr për mbi 30 minuta në këtë ndeshje.
TELENET OOSTENDE (BEL) - ELAN CHALON (FRA)
Në duelin tjetër, Telenet Oostende belge ka mposhtur Elan Chalonin francez me 5 pikë dallim, 85-80.
Serbi 36 vjeç, Rasko Katic, ka qenë më efikasi te ekipi belg me 23 pikë e 7 kërcime të regjistruara në fitore.
Ndeshjet e kthimit gjysmëfinale të FIBA Europe Cup zhvillohen më 5 prill. Fituesit e dueleve (duke llogaritur koshdallimin më të mirë nga 2 ndeshjet) arrijnë finalen.