Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KAMERUNASI ME SHTETËSI GJERMANE

Borel Moukoko - përforcim i fundit i Ferizajit

Borel Moukoko duke nënshkuar për FC Ferizajin/ Foto: FCFerizaj/fb

Borel Moukoko - përforcim i fundit i Ferizajit


2 September, 2022 @7:07

Skuadra e Ferizajit që këtë stinor iu kthye Superligës dhe pas katër ndeshjeve të para të zhvilluara në elitë ende nuk ka shijuar fitoren në 2022/23 ka zyrtarizuar përforcimin e fundit në skuadër për këtë stinor, Borel Moukoko.

Futbollisti me origjinë nga Kameruni që ka nënshtetësi gjermane, është bërë anëtar i ri i ujqërve bardhekaltër nga Ferizaji, ndërsa lojtari në fjalë pozitë natyrale atë të mbrojtësit të majtë, por mund të luaj edhe më i avancuar dhe në qendër gjithashtu.

“Kemi knaqësi të ju informojmë se skuadra jonë është përforcuar me mbrojtësin e krahut të majtë, lojtarin nga Kameruni me nënshtetësi gjermane. Ai vie në Kosovë pas disa eksperiencave në futbollin gjerman. Ne i dëshirojmë shumë suksese në vazhdim Moukokos në fanelën tonë,” ka shkruar ndër të tjera njoftimi i FC Ferizajit për lojtarin në fjalë.

Borel Moukoko @ Ferizaji

Moukoko 22-vjeçar është 182-centimetra i gjatë dhe sipas Transfermarkt ai ka qenë pjesë e Apejes FC më parë si dhe një sezon ka luajtur për SW Essen, ku kishte depërtuar nga Niendorf II.

Nëse klubi ia ka kryer punën e dokumentacionit me Federatë kamerunasi do të mund të debutojë që këtë xhiro në lojën që Ferizaji do ta zhvillojë si mysafir i Drenicës në Skenderaj.

Kujtojmë, Ferizaji në dy ndeshjet e radhës nuk do të mund të llogaris në ndihmën e kryetrajnerit nga banka, Arbnor Morina, pasi që ky ka marrë suspendim nga Komisioni Disiplinor për dy ndeshjet e radhës për shkak të kartonit të kuq direkt në ndeshje ndaj Dritës, ku shau e ofendoi gjyqtarët dhe të tjerë!


 
Të gjitha lajmet nga