Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOMISIONI DISIPLINOR

Borxhet e klubeve ndaj lojtarëve, KD merr Vendim

Borxhet e klubeve ndaj lojtarëve, KD merr Vendim


28 January, 2021 @11:08

Komisioni Disiplinor i FFK-së ka bërë të ditur se pas mbledhjes së mbajtur javën e kaluar dhe shqyrtimit të të gjitha kërkesave të lojtarëve me mos përmbushjen e detyrimeve financiare nga klubet konform kontratave, ka marrë këto vendime.

Vendimet janë marrë me qëllim të arritjes së një dakordimi para se të ndërmirret hapi final i zbatimit të masave disiplinore.

VENDIMI I FFK-së (pa ndërhyrje)

1. organizimin e takimeve selektive të Komisionit disiplinor me lojtarët në ankimim dhe zyrtaret e klubeve të cilat nuk kanë përmbushur detyrimet financiare ndaj lojtarëve dhe trajnerëve konform kontratave valide të deponuara dhe vërtetuara nga ana organit përkatës të FFK-së sipas këtij orari;

– Datë; 05.02.2021; klubi i futbollit Dukagjini ( zyrtari dhe lojtarët në ankimim)
– Datë; 12.02.2021; klubi i futbollit Prishtina ( zyrtari dhe lojtarët në ankimim)
– Datë; 19.02.2021; klubi i futbollit Ferizaj ( zyrtari klubit dhe lojtarët në ankimim)
– Datë ; 26.02.2021; klubi i futbollit Vitia dhe klubi i futbollit Arbëria (zyrtarët e klubeve dhe lojtarët në ankimim)
– Datë; 05.03.2021; klubi i futbollit Vushtrria dhe klubi i futbollit Trepça (zyrtarët e klubeve dhe lojtarët në ankimim)
– Takimet mbahen në ambientet e Federatës së Futbollit sipas orarit të përcaktuar duke filluar nga ora 13.00

2. Klubi i futbollit Drenica nga Skenderaji obligohet që të përmbush pjesën e mbetur të borgjeve ndaj lojtarëve në ankimim sipas afateve të përcaktuara kohore nga ana e komisionit disiplinor.

3. Drin Hodaj; lojtar i klubit të futbollit Ferizaj nga Ferizaj, paraprakisht duhet t`i drejtohet komisionit për regjistrimin e klubeve, lojtarëve dhe transferin e tyre me qëllim të shkëputjes së kontratës pasi që i njëjti ka kërkuar edhe prishje – shkëputje të kontratës me këtë klub.

4. Klubi i futbollit Feronikeli; obligohet që të arrijë marrëveshje dakorduese me lojtarin; Ozbej Kuhar për pagesen e borxhit të pakryer në shumë prej 1988.90 euro. Afati datë 20.02.2021

5. Ankesa e kryetrajnerit të Flamurtarit, Jusuf Tortoshi është lëndë për shqyrtim në komisionin për regjistrimin e klubeve, lojtarëve dhe transferin e tyre pasi që ka të bëjë më shkëputje të njëanshme të kontratës, ku edhe pjesa e kompenzimit përcaktohet po nga i njëjti organ. Obligohet kryetrajneri Jusuf Tortoshi që paraprakisht t`i drejtohet klubit për arritjen e një marrëveshje eventuale lidhur me pagesen e borxhit të mbetur konform kontratës numër 932/20 datë 14.08.2020.

Prishtinë, 22.01.2021 /Komisioni disiplinor- shkalla e parë / kryetari, Met Çeku.

- - -

Në këtë mbledhje nga të ftuarit, prezent kanë qenë: Ahmed Jonuzi (përfaqësues i lojtarëve të FC Prishtina [Diar Miftaraj, Armend Thaqi, Labinot Ibrahimi, Meriton Korenica, Ahmet Haliti]); mungoi zyrtari i klubit Prishtina; Armend Blakqori (përfaqësues i lojtarëve të KF Ferizaji); mungoi zyrtari i klubit; Valon Duraku, sekretar i KF Dukagjini.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga