IZET HAJROVIC

Izet Hajrovic Official
Boshnjaku afër Galatasarayit
3 January, 2014 @16:23
Izet Hajrovic, boshnjaku 22 vjeçar që luan për Grasshopersin është futbollist për të cilin është interesuar kampioni turk, Galatasaray.
Bisedat me kampionin turk i ka vërtetuar edhe drejtori sportiv i Grasshopersit, Dragan Rapic, për zvieranen Blick.
“Po, është e vërtetë, Galatasaray është në bisedime me klubin tonë për të transferuar mesfushorin Hajrovic,” i ka thënë Rapic Blickut, njofton boshnjakja Sportski Avaz sot.
Galatasaray që po udhëhiqet nga italiani Roberto Mancini është kualifikuar në të tetën e finales së Ligës së Kampionëve ku do të ndeshet me Chelsean.
Hajrovic, llogaritet si njëri ndër talentët zviceran, por ai vesh fanellën e përfaqëueses boshnjake. Ai ka shënuar 6 gola këtë stinor në 14 ndeshje për Grasshopersin.