Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KUPA E KOSOVËS

Boshnjaku: Tani përqëndrohemi në Ligë

FOTO / Prishtina

Boshnjaku: Tani përqëndrohemi në Ligë


9 February, 2021 @21:06

Lorik Boshnjaku sot ishte heroi në kualifikimin e Prishtinës në çerekfinale.

Boshnjaku pas ndeshje ka thënë se tani përqëndrimi do të jetë në Superligë.

E kemi ditur që do të jetë vështirë dhe që nuk do të mundemi të përsërisim ndeshjen e Antalyas, por prapë arritëm t’i mposhtim duke mos u dorëzuar për asnjë moment dhe duke na shpërblyer Zoti mundin si me golin tim, po ashtu edhe me fitoren dhe kalimin në çerekfinale.

Dua t’i përgëzojë të gjithë bashkëlojtarët për karakterin e treguar, sepse me të vërtet dhamë maksimumin.

Ky ishte imperativi, kalimi i raundit dhe tani përqendrohemi në kampionat duke shpresuar të nisim edhe atë garë suksesshëm siç e nisëm sot për Kupë. Jemi në një seri fantastike ku prej 12 ndeshjeve kemi barazuar vetëm tre herë dhe kemi fituar 9 prej tyre dhe vetëm uroj të vazhdojmë kështu siç i ka hije Prishtinës”.

Prishtina e mposhti Dritën me rezultat 1-0 dhe u kualifikua në çerekfinale të Kupës së Kosovës.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga