BOURNEMOUTH MBI CHELSEAN

Bournemouth mposht edhe Unitedin
12 December, 2015 @20:45
Bournemouth ka shfrytëzuar maksimalisht krizën e Manchester Unitedit sot. Ekipi debutues në Premier League pasi që befasoi Chelsean kampion në xhiron e kaluar sot ka bërë edhe një madhështi, kësaj radhe para tifozëve të vetë, duke e mposhtur ekipin e drejtuar nga Louis Van Gaal, 2-1.
TABELA AKTUALE E PREMIER LEAGUE
Bournemouth arriti shpejtë në epërsi përmes golit të Junior Stanislasit, derisa Marouane Fellaini barazoi për pushim të qetë. Mirëpo në pjesë të dytë, Joshua King u përkujdes për fitoren e madhe të ekipit, që tashmë është mbi Chelsean në tabelë.