VLORA ME BRAZILIANË

Brazilian i radhës te Flamurtari
8 January, 2016 @14:49
Flamurtari i Vlorës ka zyrtarizuar futbollistin e ri brazilian, Lucas Matos Martins.
Lucas është një futbollist i ri brazilian që ka bërë karrierë te të rinjtë e Corinthiansit dhe është mesfushor që premton shumë.
Ai pritet të shpërthejë te skuadra vlonjat pasi që vlerësohet si lojtar i talentuar.
Ky është përforcimi i radhës i ekipit kuqezi pas trajnerit Zekerija Ramadani, pastaj sulmuesit Danilo Almeida Alves si dhe kosovarit Dardan Çerkini.