DERI NË FUND

Swansea vendos për trajnerin
7 January, 2016 @21:42
Pas largimit të Garry Monk për shkak të rezultateve të dobëta, Swansea kishte emëruar përkohësisht në krye të shtabit teknik trajnerin Alan Curtis, që ka ndihmuar Monkun në kohën e tij.
Ndërsa sot ekipi uellisan ka bërë të ditur se Curtisit i është besuar edhe pjesa tjetër e stinorit, prandaj Swansea do të shkojë deri në fund të stinorit me 61 vjeçarin.
Swansea këtë stinor është në rrezik prej rënies nga elita e futbollit anglez.