PËRCOHET BYLISI

Edhe Samiri në Shqipëri
8 January, 2016 @12:57
Skuadra e Bylisit, e cila po lufton për mbijetesë në Superligën Shqiptare të Futbollit, ka filluar përforcimet. Këtë herë bëhet fjalë për mesfushorin e Trepçës 89’, Samir Sahitin.
Sahiti në sezonin vjeshtor ka shënuar 2 gola për mitrovicasit, të cilët momentalisht ndodhen në pozitën e gjashtë në tabelë.
Sahiti është përforcimi i radhës te Kategoria Superiore shqiptare qe po rrëmben futbollistët kosovarë në afatin kalimtar të janarit.