Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA RAJONI MË I GODITUR

Brescia s’ka arsye të vazhdojë stinorin!

Brescia s’ka arsye të vazhdojë stinorin!


8 April, 2020 @22:53

Skuadra e Brescias në Serie A ka lëshuar një komunikatë sot duke bërë të ditur se refuzojnë të vazhdojnë stinorin aktual 2019/20 të elitës italiane të futbollit.

Brescia është në pozitën e njëzetë, të fundit në tabelë të Serie A-së me vetëm 16 pikë, 9 më pak se skuadra e Genoas që është në zonën e shpëtimit.

Në komunikatë është thënë gjithashtu se klubi mund të mos jetë në gjendje që të kthejë paratë e biletave sezonale të tifozëve të saj.

”... nëse luajmë do të thoshte mosrespekt ndaj realitetit të hidhur që po ndodh në qytet…” është thënë ndër të tjera në komunikatën e klubit.

Brescia gjendet në regjionin më të goditur të Italisë nga pandemia coronavirus.

Disa skuadra nga Serie A janë kundër idesë për vazhdimin e stinorit, në mesin e të cilëve edhe Brescia, me kryetarin Massimo Cellino.

Brescia do të tentojë që tifozëve lojal të ekipit t’i ofrojë lirime në biletat sezonale për stinorin e ardhshëm.

Ndërsa lojtarët e ekipit pa asnjë refuzim kanë pranuar shkrutimin e pagave, për të siguruar integritetin e klubit gjatë momenteve delikate që po kalon rajoni në fjalë, por edhe e tërë Italia si vendi më i goditur nga pandemia në Evropë.


 
Të gjitha lajmet nga Serie A