Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

THYEJË REKORDIN E KLUBIT PËR TRANSFERIM

Brighton me rekord blerje, siguron sulmuesin për sezonin e radhës

Brighton me rekord blerje, siguron sulmuesin për sezonin e radhës


5 May, 2023 @18:20

Skuadra e trajnerit Roberto de Zerbi, Brighton, ka siguruar përforcim për sulm për stinorin e ri të Premier Ligës. Ekipi i albionëve ka bërë të ditur edhe zyrtarisht se ka arritur marrëveshje me Watfordin, për transfer në shumë rekorde të klubit duke nënshkruar me sulmuesin brazilian Joao Pedro.

Joao Pedro është 21-vjeçar dhe ka shënuar 11 gola e 4 asistime për Watfordin këtë stinor, ndërsa Brighton do të paguajë 38 milionë dollarë në llogari të ekipit të grerëzave për të siguruar kartonin e lojtarit.

Joao Pedro

Kontrata e Pedros me Brightonin vlen deri në qershor të vitit 2028. Braziliani kishte arritur në Watford, ku debutoi në Premier Ligë në fillim të vitit 2020, ndërsa tash edhe ka bërë përvojë në futbollin anglez dhe shihet si investim me rëndësi në ekip. Në total ai ka shënuar 24 gola në 80 ndeshje për tashmë ish-ekipin e tij.

 


 
Të gjitha lajmet nga Premier League