Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MANCHESTER CITY - SOUTHAMPTON

Broja 25 minuta, City ndalet nga Southamptoni

Broja 25 minuta, City ndalet nga Southamptoni


18 September, 2021 @18:09

Me rezultat të barabartë 0-0 është mbyllur ndeshja e luajtur sot mes Cityt dhe Southamptonit në Etihad Stadium.

Skuadra mysafire zhvilloi një paraqitje mjaft të mirë dhe me plot meritë u largua me një pikë nga Etihad. Për më tepër, në pjesën e dytë mysafirevë iu anulua një penallti tejet e dyshimtë nga sistemi VAR, ndërkohë që pak para fundit të takimit edhe Cityt iu anulua një gol i shënuar nga Sterling.

Në minutën e 68’ të ndeshjes, te Southamptoni u inkuadrua në lojë Armando Broja, sulmuesi i Shqipërisë, i cili luajti në pjesën e mbetur të ndeshjes.

Me këtë barazim, City lëshon dy pikë në luftën për titull, kurse Southamptoni tregon përsëri që është skuadër e papërshtatshme në ndeshjet ndaj skuadrave të mëdha.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League